Haydar Hadi
31 Gusht 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
BAGDAT (AA) - Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, njoftoi se qyteti Tal Afar i lidhur me rajonin e Mosulit ku jetojnë turkmenët është çliruar tërësisht nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Ibadi është shprehur se "Fitorja është plotësuar dhe Tal Afar është çliruar tërësisht. Me ndihmën e ushtrisë, policisë federale, njësive të antiterrorizmit, forcave Hashdi Shabi, forcave të rendit dhe me mbështetjen e popullit të Tal Afar-it në rajon valëvitet flamuri i Irakut."
Duke bërë të ditur se me çlirimin e Tal Afarit, rajoni i Mosulit ka kaluar plotësisht nën kontrollin e forcave të sigurisë Ibadi, ka theksuar: "I themi DEASH-it se kudo që të ndodheni do të vijmë për të çliruar territoret tona. Përpara jush qëndron ose vdekja ose dorëzimi."
Organizata terroriste DEASH mori nën kontroll më 16 qershor 2014 qytetin Tal Afar i cili kryesisht banohet nga turkmenët dhe i cili ndodhet 63 km nga qendra e Mosulit.
Forcat e Irakut nisën operacionin për çlirimin e këtij qyteti më 20 gusht, dhe më 27 gusht njoftuan çlirimin e qendrës së këtij rajoni.