Ekip
13 Mars 2016•Përditësim: 14 Mars 2016
RABAT (AA) – Qindra mijë marokenë kanë protestuar sot në rrugët e Rabatit pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon lidhur me Saharanë Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rajonin e lartpërmendur të pasur me minerale Maroku e konsideron si krahinën e tij jugore, ndërkohë që Ban Ki-moon, gjatë vizitës në kampin e refugjatëve në Algjeri, përdori fjalën “okupim” kur ishte duke folur për statusin e Saharasë Perëndimore.
Protesta erdhi pasi partitë më të mëdha politike, sindikatat dhe organizatat joqeveritare u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me këtë qëndrim.