Bedrudin Brlyavac
24 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) – Maroku pas më shumë se 40 viteve, zyrtarisht ka parashtruar kërkesë për bashkimin në Unionin Afrikan (UA), raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në Rabat dolën nga anëtarësimi në vitin 1975 për shkak të kontestit rreth Saharës Perëndimore, të cilën UA e konsideron shtet të pavarur, ndërsa Maroku “provincë të saj jugore”. Zyrtarët e Marokut dorëzuan kërkesën për anëtarësim në Unionin Afrikan (UA) të enjten.
Vendet anëtare të UA-së do të shqyrtojnë kërkesën e Marokut, ndërsa më pas mbreti maroken do të njoftohet për vendimin përfundimtar. Maroku është vendi i vetëm afrikan që nuk është anëtar i Unionit Afrikan, organizatë e cila numëron 54 shtete.
Organizata u themelua më 25 maj të vitit 1963, dhe momentalisht e përbëhet nga 53 vende anëtare, të bashkuar, para se gjithash, për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përparimin e kontinentit afrikan.