İdris Okuducu
22 Janar 2017•Përditësim: 22 Janar 2017
DUHOK (AA) - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Irakut, Babekir Zebari, në lidhje me ecurinë e operacionit për çlirimin e Mosulit, ka folur për gazetarin e AA-së rreth rreziqeve të mundshme të sigurisë dhe për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit, e cila ndodhet nën kontrollin DEASH-it. Ai është shprehur se "Rajoni perëndimor i Mosulit do të jetë skenë e konflikteve më të ashpra dhe operacioneve më të vështira", raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka rikujtuar se forcat e sigurisë të ushtrisë së Irakut kanë marrë nën kotnroll pas një operacioni të gjatë 90 ditor rajonin lindor të Mosluit, Zebari ka shtuar se në pjesët perëndimore priten konflikte më të ashpra dhe për këtë arsye operacioni mund të kërkojë kohë.
Duke pretenduar se për shkak të kushteve fizike DEASH-i është më në avantazh Zebari tha se "Për këtë arsye rimarrja e rajonit perëndimor në asnjë mënyrë nuk duhet nxituar. Mbështetja ajrore e koalicionit është kusht."
Duke theksuar se DEASH-i do të paraqesë të gjithë fuqinë e tij për të mos humbur edhe rajonin e fundit në Moslu dhe për të vazhduar praninë e tij në Irak, Zebari ka deklaruar se: "Sipas informacioneve që disponojmë DEASH-i në rajonin perëndimor për të demonstruar rezistencën po hap hendeqe nëpër lagje dhe po mbyll me mure betoni të larta disa rrugë kryesore. Edhe militantët e DEASH-it në rajonin perëndimor janë pozicionuar mbi ndërtesat nëpër të gjitha rrugët e ngushta. Për të parandaluar përparimin e forcave të sigurisë do të kryejnë sulme kamikaze me autobomba. DEASH do të jetë i pranishëm brenda qytetit me të gjithë fuqinë për të mos humbur rajonin e fundit."
Duhet të nisen sulme në shumë drejtime
Ndër të tjera duke mbrojtur idenë e tij se nisja e sulmeve nga shumë drejtime do të jetë më i efektshëm për pastrimin e të gjithë Mosulit nga organizata dhe çlirimin në mënyrë sa më të lehtë të rajonit perëndimor, Zebari tha se "Për të rimarrë sa më lehtë rajonin perëndimor të Mosulit nga DEASH-i sulmet duhet të kryhen edhe nga veriu dhe jugu në të njëjtën kohë dhe jo vetëm nga vija e frontit nga lindja."