Fatjon Cuka
16 Nëntor 2020•Përditësim: 16 Nëntor 2020
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, kanë biseduar në lidhje me luftën ndaj pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe çështje të tjera nëpërmjet video-lidhjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biseda është konfirmuar nga kancelari i Austrisë në rrjetet sociale i cili shkruan se "Realizova një video-konferencë të dobishme me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryesuesin e OSBE-së, Edi Rama, mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe pandemisë COVID-19".
Kurz ka theksuar se gjithashtu kanë biseduar mbi mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).
"Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkohen atij", shkroi kancelari austriak.