Malik Hasa
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
TIRANË (AA) - Shqipëria është goditur sot nga dy tërmete rreth orës 07:30 sipas orës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve tërmeti i parë ishte 3.4 ballë, ndërsa lëkundja e dytë 5 ballë i shkallës rihter. Ndërkohë thuhet se tërmeti ka ndodhur rreth 34 kilometra në lindje të kryeqytetit ose e thënë ndryshe 14 kilometra në jug të Bulqizës.
Tërmeti me epiqendër 10 kilometra në thellësi ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërkohë këto lëkundje krahas Tiranës janë ndjerë edhe në qytete të tjera si, Laç, Shkodër, Kukës.
Nga ana tjetër deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.