Ekip
07 Mars 2017•Përditësim: 07 Mars 2017
ARU (AA) – Gjykatat në Republikën Demokratike të Kongos gjatë vitit të kaluar për shkak të dhunës seksuale kanë dënuar gjithsej 435 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Gjykatës Ushtarake në RD të Kongos, John Mbwinga për AA tha se 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë vitin e kaluar janë dënuar për përdhunim të grave dhe vajzave në mbarë vendin.
“Po zbatojmë një betejë vendimtare me qëllim të çrrënjosjes së këtij problemi dhe gjatë hetimeve do të përmbysim çdo gur në vend. Do të vazhdojmë në mënyrë të ashpër të ndëshkojmë ushtarët dhe policët e përfshirë në rastet e përdhunimit”, tha Mbwinga.
Kabineti i këshilltarit të presidentit të vendit njoftoi se vitin e kaluar në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar gjithsej 519 raste të përdhunimit dhe abuzimit seksual, ku janë involvuar forcat e sigurisë. Në mesin e viktimave kanë qenë së paku 390 të mitur.