Ömer Yetkin Acar
16 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
SAO PAULO (AA) - Autoritetet braziliane kanë deklaruar se rebelimi në burgun Alcaçuz në rajonin Rio Grande do Norte, është marrë nën kontroll pas 14 orësh dhe se si pasojë e këtij rebelimi të paktën 26 të burgosur kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Rebelimi në burg thuhet se ka nisur si një sherr mes dy grupeve, ndërkohë 26 të burgosur janë gjetur me kokë të prerë.
Sekretari për Sigurinë në këtë rajon, Caio Bezerra, në një deklaratë për mediat, ka thënë se më parë është deklaruar për 27 të vdekur, por numërimi është kryer gabim për shkak të trupave të copëtuar.