Murat Ünlü
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
PARIS (AA) – Presidenti i qeverisë rajonale kurde në Irakun e Veriut (IKBY), Mesut Barzani, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për shpalljen e referendumit për pavarësi, raporton Anadolu Agency (AA).
Barzani këto deklarata i ka bërë në televizionin francez, "France24", ku kujtoi se në IKBY më 25 shtator do të mbahet referendum për pavarësi.
Në pyetjen se pse pikërisht tani u soll vendimi për mbajtjen e referendumit, Barzani tha se "Pse jo tani?", dhe theksoi se "referendumi për pavarësinë" tashmë disa herë është shtyrë.