Aşkın Kıyağan
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
VILNIUS (AA) - Pas mbylljes së destinacionit të Ballkanit refugjatët janë drejtuar në rrugën e Evropës Lindore dhe se po përdorin Lituaninë si rrugë tranzite, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i sigurisë kufitare të Lituanisë, Renatas Pozela në një deklaratë për agjencinë e lajmeve baltike (BNS) tha se refugjatët kanë nisur të kalojnë në Suedi ose në Finlandë nëpërmjet Moldavisë, Ukrainës, Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Ndër të tjera Pozela tha se ata për të mbërritur në Evropën Perëndimore mund të jenë duke përdorur itenerarin në fjalë.
Sipas tij, në kohët e fundit në kufirin Lituani-BE kanë ardhur një numër i madh refugjatësh, por ata kanë vazhduar rrugën e tyre pa qëndruar në Lituani.
Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të kalimeve në rritje të refugjatëve Polonia dhe Letonia kanë rritur sigurinë kufitare.