Rustam Mikayilli
23 Shtator 2015•Përditësim: 23 Shtator 2015
VILNIUS (AA) - Kryetarja e Parlamentit lituanez, Loreta Grauziniene në lidhje me krizën e refugjatëve ka lëshuar akuzua kundër kancelares gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Loreta Grauziniene në një deklaratë në radion lituaneze ka pohuar se: "Kur fton refugjatët jo vetëm vendin tënd, por duhet ti mendosh të gjithë. Politikanët ndonjëherë shkojnë e vijnë, bëjnë deklarata, por nuk mendojnë se çfarë problemesh do të paraqiten në vendet e tjera".
Kryeparlamentarja e Lituanisë, duke mbrojtur idenë se problemi i refugjatëve ka nisur pas ardhjes së Merkelit u shpreh se: "Edhe Gjermania e pranon se ky proces është bërë i pakontrollueshëm".
Këshilli i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së më parë pati pranuar propozimin e shpërndarjes së 120 mijë refugjatëve në Europë me sistemin e kuotave.