Aybala Arpacı
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
HAMA (AA) - Në kuadër të marrëveshjes së arritur si rezultat i negociatave, në burgun në Hama i cili ndodhet i rrethuar nga forcat e regjimit në Siri, numri i të burgosurve të liruar deri tani ka arritur në 154 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se në kuadër të marrëveshjes së arritur javën e kaluar për lirimin e 200 të burgosurve politikë regjimi i Asadit ka liruar 120 të burgosur. Ndër të tjera vihet në dukje se regjimi javën e kaluar liroi edhe 34 të burgosur.
Gjithashtu burimet kanë theksuar se të burgosurit i kanë dorëzuar regjimit një kolonel dhe forcat e tjerë të sigurisë të cilët i mbanin peng.
-Çfarë ka ndodhur në burgun në Hama?-
Pasi regjimi i Asadit kërkonte të ekzekutonte me vdekje 5 persona nga të burgosurit politikë në burgun qendror në Hama të burgosurit duke refuzuar nisën kryengritjen më 2 maj duke mos dorëzuar pengjet e marra. Pas kësaj forcat e regjimit rrethuan burgun në Hama dhe ndërhynë ndaj kryengritjes të të burgosurve duke përdorur gaz lotsjellës.
Pasi të burgosurit kishin marrë peng një kolonel, dy oficerë të regjimit dhe disa anëtarë të sigurisë, nisën negociatat ku si rezultat të burgosurit liruan dy oficerët. Ndërsa më pas regjimi pranoi të lironte 200 të burgosurit dhe të anulonte ekzekutimin me vdekje për 5 të burgosurit politikë.