Eşref Musa,Levent Tok,Burak Karacaoğlu
27 Maj 2018•Përditësim: 28 Maj 2018
IDLIB (AA) - Helikopterët e regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, kanë hedhur broshura të cilat përmbajnë mesazhe kërcënuese në vendbanimet civile në pjesën rurale të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i AA-së, helikopterët e regjimit të Asadit kanë hedhur broshura me përmbajtje kërcënuese në qytezën Sermada, fshatin Ram Hamdan dhe kampin e refugjatëve në Idlib.
Në fletushkat me fotografi të një personi që ka humbur jetën thuhet: "Të vazhdosh duke mbajtur armë në dorë me inat do të thotë se ke zgjedhur palën e të vdekurve. Nëse dëshiron të jetosh lëre armën. Mos luaj kumar me jetën. Nuk ke zgjidhje tjetër. Ose e le armën ose me siguri do të vdesësh. Përfito nga shansi i fundit, lëre armën dhe përmirësoje gjendjen".
Idlibi më 4-5 maj 2017 në Astana ishte shpallur në mesin e "zonave të deeskalimit".