Erdal Türkoğlu
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
HATAY (AA) - Tre persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të regjimit të Bashar al-Asadit në periferi të Latakias në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, forcat e regjimit që nga orët e mbrëmjes kanë filluar të shënjestrojnë me artileri fshatrat dhe rrugët lidhëse nën kontrollin e opozitarëve.
Forcat e regjimit kanë qëlluar fshatrat Zejtinxhik dhe Jamadi në Malin Turkmen dje fshatin Obin në Xhebel Ekrad, teksa si pasojë e shënjestrimit të një automjeti në lëvizje, bëhet e ditur se jetën e kanë humbur tre persona, prej të cilëve dy kanë qenë gra.
Ndërkaq, regjimi vazhdon sulmet në rajon me ndërprerje të caktuara.
Ndryshe, armëpushimi i arritur mes palëve ndërluftuese në Siri nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë hyri në fuqi më 30 dhjetor.
Në mbledhjet për Sirinë më 23-24 janar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Turqia, Rusia dhe Irani kishin rënë dakord për krijimin e një mekanizmi monitorues trepalësh për parandalimin e shkeljeve të armëpushimit.