Umur Koçak Semiz
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
LOS ANGELES (AA) – Regjisori dhe skenaristi i suksesshëm si dhe fitues i çmimit Oscar, Curtis Hanson ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Los Angeles, Tony Im tha se Hanson është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hollywood. Regjisori vuante nga sëmundja e Alzhaimerit e cila iu diagnostifikua para dy vitesh.