Dilara Zengin
05 Shkurt 2019•Përditësim: 06 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Zhytësja nga Turqia e njohur ndërkombëtarisht, Şahika Ercümen, u bë gruaja e parë turke që zhytet pa bombola ajri në Antarktidë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ercümen është pjesë e ekipit të Ekspeditës së 3-të Shkencore Kombëtare në Antarktidë, e cila synon krijimin e bazave shkencore të Turqisë në kontinentin e bardhë.
Thyesja e nëntë rekordeve bëri zhytjen e saj të parë në Antarktidë në Ishullin King George.
Zhytja e saj e parë në Antarktidë në temperaturë të ujit 0 gradë Celsius zgjati dy minuta pa pajisje për mbrojtje nga të ftohtit.
Ekipi shkencor turk u nis për në Antarktidë për të ngritur një bazë të përkohshme kërkimore shkencore dhe arriti në kontinentin më të ftohtë të hënën.
"Unë do të jem një nga zhytëset e rralla në Antarktidë. Do të jem zhytësja e parë e lirë në Antarktidë që zhytet me një frymëmarrje të vetme", tha rekorderja botërore Ercümen për AA para zhytjes.
%2F20190205_2_34759284_41352306.jpg)
Udhëtimi i saj është filmuar në një film dokumentar.
Ercümen tha se ndihet krenare që përfaqëson vendin e saj.
Thyesja e nëntë rekordeve tha se nuk do të përpiqet të thyejnë rekorde botërore në këtë projekt.
Ajo arriti një rekord botëror në zhytje të lirë në peshë të ndryshueshme pa disiplinë në vitin 2016, në afërsi të bregdetit të qytetit turistik mesdhetar Kas.
AA ndjek studimet shkencore në kontinentin e ngrirë me grupin prej tre gazetarëve; korrespondenten e ekonomisë Dilara Zengin, fotoreporteren Özge Elif Kızıl dhe kameramanin Servet Ülkü.
Udhëtimi, i cili zgjati gati një javë dhe përfshiu pesë fluturime, filloi më 29 janar në Stamboll të Turqisë.
Destinacioni i parë i ekipit ishte Sao Paulo, kryeqyteti i Brazilit. Grupi më vonë udhëtoi në kryeqytetin kilian Santiago. Pas një udhëtimi prej 30 orësh në total, ekipi arriti në qytetin jugor, Puerto Williams. Pas një strehimi dy-ditor në "pikën e fundit banuese" në hemisferën jugore, ata arritën në ishullin King George në Antarktidë përmes një fluturimi dyorësh.
Projekti i këtij viti, i mbështetur nga Presidenca e Turqisë, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Qendra Kërkimore Polare e Universitetit të Stambollit, si dhe tetë universitete të tjera turke, synon kryerjen e studimeve shkencore gjatë 30 ditëve.
%2F20190205_2_34759284_41352319.jpg)
Dy stacione automatike të monitorimit meteorologjik të prodhuara në Turqi do të ngrihen nga drejtoria e përgjithshme e meteorologjisë së vendit për të marrë të dhëna për dy vjet.
Ekipi turk udhëtoi me 46 valixhe, duke përfshirë materiale shkencore me peshë rreth 1.500 kilogramë.
Antarktika, kontinenti më i ftohtë në tokë, ka shërbyer si një zonë kërkimore shkencore që nga një traktat i vitit 1959. Turqia, e cila aktualisht ka status vëzhgues, synon të ketë status konsultativ në kontinent.
Temperatura më e ulët e regjistruar në kontinentin më të ftohtë në vitin 1983 ishte -89 gradë Celsius. Temperaturat arrijnë deri në -15 gradë Celsius gjatë verës.
%2F20190205_2_34759284_41352321.jpg)
Qendra e parë Kërkimore Polare e Universitetit Teknik të Stambollit u themelua në Antarktidë në vitin 2015.
Misioni i qendrës është të kryejë kërkime mbi Antarktidën dhe të rrisë profilin e Turqisë në komunitetin shkencor ndërkombëtar.
Në prill të vitit 2016, ekipi i parë turk i studiuesve - 14 mjekë, botanistë, gjeologë dhe oqeanografë nga shtatë universitete - udhëtuan për në Antarktidë për të studiuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.