Ekip
01 Shtator 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
KARAÇI (AA) – Vendkalimi kyç kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit është rihapur të enjten pas mbylljes dyjavore, njoftuan zyrtarët dhe mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Islamabadi mbylli vendkalimin jugperëndimor kufitar Chaman pasi një grup afganësh dyshohen se gjoja kanë djegur flamuj të Pakistanit në anën tjetër të kufirit më 18 gusht, teksa festonin ditën e tyre të pavarësisë.