Amina Zorniç
19 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - Qeveria e Rio de Janeiros ka shpallur "gjendjen e falimentimit publik" për shkak të problemeve financiare, më pak se 50 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike që do të mbahet në këtë qytet brazilian, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Shtetit, Francisco Dornelles tha se "kriza e rëndë ekonomike ka mundur të pezullojë mbajtjen e Olimpiadës" e cila fillon më 5 gusht.
Ndërkohë Brazil është tronditur nga një krizë e rëndë financiare, më e rënda në historinë e vendit që është rënduar akoma më shumë nga fenomeni i virusit Zika si dhe nga shkarkimi i presidentes Dilma Rousseff.