Ekip
01 Shkurt 2021•Përditësim: 01 Shkurt 2021
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se një dron izraelit është rrëzuar në territorin e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se "pak më parë një dron i ushtrisë izraelite u rrëzua brenda territorit libanez".
"Droni u rrëzua gjatë një aktiviteti operativ në kufirin me Libanin", tha Adraee.
Nga ana tjetër, shtypi ushtarak i Hezbollahut njoftoi se ka rrëzuar dronin, duke theksuar se ai "depërtoi në hapësirën ajrore libaneze në qytetin Blida, në jug të Libanit".