Büşra Selvi Öğütcen
08 Shtator 2017•Përditësim: 09 Shtator 2017
MEXICO CITY (AA) - Rritet në 32 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 8.1 ballë të ndodhur në brigjet jugore të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Oaxaca, Alejandro Murat, në një deklaratë të publikuar në median lokale ka theksuar se në rajon kanë humbur jetën 23 persona nga tërmeti. Ndërsa zyrtarët e mbrojtjes civile kanë njoftuar se në rajonet Chiapas dhe Tabasco kanë humbur jetën 9 persona.
Qendra e Kërkimit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS), ka njoftuar se tërmeti me magnitudë 8.1 ballë me qendër 87 km në jug të qytetit Pijijiapan është regjistruar në një thellësi rreth 69.7 kilometra. Ndërsa në anën tjetër presidenti i vendit, Enrique Pena Nieto, ka njoftuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 8.2 ballë
Teksa pas tërmetit janë shënuar 62 tronditje, theksohet se afërsisht 50 milionë meksikanë kanë ndjerë tërmetin.
Ndërkohë Qendra Paralajmëruese e Cunamit në Paqësor, ka njoftuar se kanë arritur në një 1 metër dallgët e formuara si pasojë e tërmetit në brigjet e Meksikës.