Sayed Khodaberdi Sadat
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
KABUL (AA) - Të paktën 30 persona të vdekur është bilanci nga sulmi i organizatës terroriste DEASH ndaj spitalit ushtarak "Sardar Mohammed Daoud Khan" në Kabul të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Devlet Veziri, ka thënë se në këtë sulm të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.