Kasım İleri
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
UASHINGTON (AA) - Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në sulmin e armatosur në Las Vegas, flasin të dhënat më të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në dhomën e hotelit ku ka qëndruar sulmuesi Stephen Paddock (64), u gjetën 16 pushkë automatike, ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën 18 armë tjera dhe municione. Përveç kësaj, në automjetin e tij është gjetur nitrat amonium.
Në vendin Clark, ku ndodhi sulmi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.