Haydar Hadi
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
BAGDAD (AA) - Njoftohet se numri i të vdekurve nga sulmet të ndodhura dje në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad, është rritur në 70, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e e autoriteteve të sigurisë në Irak, numri i të vdekurve nga dy sulme në rajonin es-Sadr i cili gjendet në lindje të kryeqytetit dhe shumica e popullatës janë shiitë, është rritur në 70 dhe 97 të tjetër janë plagosur.
Sulmin në rajonin es-Sadr e mori përsipër organizata terroriste DAESH. DAESH-i dje kishte kryer sulm ndaj qytetit Ebu Gureyb i cili gjendet 20 kilometra në perëndim të Bagdadit dhe në kushtet e sigurisë është e njohur si "pika e nxehtë".