Ekip
06 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se strehimi që bën Gjermania për refugjatët nga Siria dhe Iraku, paraqet përpjekjet e vendit të saj për t'iu kundërvënë organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel u shpreh se Gjermania beson se mbështetja e saj për Irakun nuk është vetëm ushtarake, por edhe humanitare në të cilën bën pjesë pranimi i refugjatëve.
Në fjalimin e saj javor drejtuar publikut, Merkel u bëri thirrje refugjatëve nga Iraku dhe Siria të integrohen në shoqërinë gjermane dhe të mësojnë gjermanishten. Ajo tha gjithashtu tha se refugjatët aftësohen në sfera të ndryshme në mënyrë që të rindërtojnë vendin e tyre, kur të vendoset paqja.
Kancelarja gjermane, është në qendër të kritikave në Gjermani lidhur me vendimin për të mos kufizuar fluksin e refugjatëve të cilët hyjnë në Gjermani, shtet në të cilin gjatë vitit të kaluar kanë hyrë rreth 1,1 milion refugjatë.
Në video mesazhin të postuar në faqen e internetit të qeverisë gjermane Merkel bëri thirrje për mbrojtje të zonës Shengen.