Büşra Selvi Öğütcen
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
SANTIAGO (AA) - Hapësirat publike nuk do të emërtohen me emrin e liderit të Revolucionit Kubanez Fidel Castro dhe se nuk do ti ndërtohen statuja, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Kubës Raul Castro në fjalimin e tij para qytetarëve të cilët presin ceremoninë e varrimt të Fidel Castro-s në Santiago tha se rrugët nuk do të emërohen me emrin e liderit revolucionar dhe se nuk do ti ndërtojnë statuja.
Raul Castro theksoi se disa orë pas vdekjes më 25 shtator, Fidel Castro ka thënë se me qëllim të pengimit të formimit të kultit personal të mos emërtohen rrugët me emrin e tij dhe se nuk ka pranuar që të vendoset statuja të tij.
Presidenti i shtetit Raul Castro, para ceremonisë së varrimit të Fidel Castro-s tha se “Lideri i revolucionit refuzoi kultin e tij personal. Deri në fund të jetës së tij ka insistuar që institutet, rrugët, parqet të mos përdorin emrin dhe portretin e tij dhe që asnjëherë të mos vendosen buste dhe statuja të tij".