Yusuf Hatip
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
ISLAMABAD (AA) - Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një hotel në qytetin Karaçi të Pakistanit mëngjesin e të hënës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri përfshiu hotelin me katër yje, Regent Plaza në qendër të qytetit pas një shkëndije në kuzhinë në katin e parë, ka thënë shefi Fire Tahseen Ahmed.
Pamjet televizive treguan se disa klientë të hotelit gjatë përpjekjeve të tyre për të shpëtuar nga zjarari janë hedhur nga dritaret duke krijuar lëndime në trup.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, tha kryetari i Bashkisë Karachi Vasim Ahtar.
Ndërkohë zyrtarë të zjarrfikses thanë se shumica e të vdekurve dhe të lënduarve kanë qenë si pasojë e tymrave dhe jo flakëve.