Emel Öz Gözellik
28 Korrik 2019•Përditësim: 29 Korrik 2019
Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një minierë të gurëve të çmuar në provincën Kaçin në veri të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta "Bangkok Post", në incident kanë humbur jetën 14 punonjës dhe roje sigurie.
Zyrtarët theksojnë se 4 persona llogariten të zhdukur ndërsa punimet e kërkim- shpëtimit vazhdojnë.
Në këtë rajon shpeshherë ndodhin rrëshqitje të dheut në periudhat kur reshjet janë më intensive.