Muhammed Semiz
07 Nëntor 2022•Përditësim: 07 Nëntor 2022
Arabia Saudite njoftoi se është rrëzuar një avion luftarak F-15 që i përket forcave të saj ajrore gjatë një misioni rutinë stërvitor për shkak të dështimit teknik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Turki al-Maliki, citohet nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA të ketë thënë se "një aeroplan luftarak F-15 i Forcave Ajrore u rrëzua në terrenin e stërvitjes në bazën ajrore Mbreti Abdulaziz në lindje të vendit, piloti dhe bashkëpiloti i mbijetuan aksidentit përmes sistemit të katapultimit".
Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.