Derya Gülnaz Özcan
07 Nëntor 2022•Përditësim: 07 Nëntor 2022
Ambasadori i SHBA-së në Athinë, George Tsunis, deklaroi se beson se problemet mes Türkiyes dhe Greqisë mund të zgjidhen dhe tha se "si Greqia, ashtu edhe Türkiye duan paqe", transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për kanalin televiziv ANT1, Tsunis i quajti Türkiyen dhe Greqinë si dy aleatë të rëndësishëm të NATO-s.
Duke u shprehur se Greqia dhe Türkiye duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes diplomacisë, Tsunis tha: "Ne vazhdimisht inkurajojmë Türkiyen dhe Greqinë në këtë drejtim, sepse e di që edhe Greqia, edhe Türkiye duan paqe. Ka mosmarrëveshje në shumë marrëdhënie, por paqja është parimi bazë dhe në këtë rast paqja mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë".
Duke theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë të inkurajojë të dyja vendet që t'i zgjidhin problemet e tyre përmes diplomacisë, Tsunis tha: "Këto probleme nuk janë unike dhe mund të zgjidhen".