Gamze Türkoğlu Oğuz
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
BUKURESHT (AA) - Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në njërin nga shtetet më të varfra të Bashkimit Evropian (BE), në Rumani është Partia Social Demokrate, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se pas zgjedhjeve të djeshme janë numëruar 99 përqind të votave, me çka Socialdemokratët kanë fituar 46 përqind të votave ndërsa Partia Kombëtare Liberale e qendrës së djathtë ka fituar 20 përqind të votave.
Kryetari i Përgjithshëm i Partisë Social Demokrate Liviu Dragnea, në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve tha se "Nuk ka dyshim se kush i fitoi zgjedhjen. Rumunët, në vendin e tyre duan të ndihen si në shtëpinë e tyre".
Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje është 39.5 përqind.
Pas zjarrit që kishte shkaktuar vdekjen e 63 personave më 30 tetor 2015 në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, njerëzit dolën nëpër rrugë duke i akuzuar zyrtarët sepse kanë vepruar me kujdes.
Ngjarja tragjike e cila kishte ndodhur në periudhën kur ishin në rritje problemet ekonomike dhe papunësia në vend, shkaktoi reagim shoqëror.
Pas rritjes së protestave kryeministri i atëhershëm Victor Ponta dha dorëheqje ndërsa presidenti Klaus Johannis në muajin nëntor të vitit kaluar dekretoi Dacian Ciolos për formimin e qeverisë, ish-anëtar i Komisionit Evropian.
Me këtë qeveria teknokrate ishte përbërë nga ekspertë të ndryshëm, diplomatë dhe anëtarë të organizatave joqeveritare.