07 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
BUKURESHT (AA) – Tetë ditë pas zjarrit në klubin e natës në Bukuresht numri i të vdekurve sa vjen e rritet. Zyrtarët rumunë bënë të ditur se të shtunën edhe tre persona kanë vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra gjatë zjarrit, ndaj numri i viktimave është rritur në 35, raporton Anadolu Agency (AA).
Read Arafat, zyrtar i Ndihmës së shpejtë në Bukuresht, njoftoi se dy persona ndërruan jetë në spitalin shtetëror, ndërsa Catalan Cirstou, drejtor i Spitalit universitar tha se edhe te ky spital ka ndërruar jetë një person.
Rreth 100 persona të plagosur gjatë zjarrit, i cili shpërtheu më 30 tetor në klubin e natës "Colectiv" në Bukuresht edhe më tej janë për kurim në spital.
Të premten mbrëma disa mijëra protestues u tubuan për të katërtën ditë me rradhë duke kërkuar përmirësimin në zhvillimin e vendit, dhënien fund të korrupsionit dhe dënime për personat përgjegjës për zjarrin në klubin e natës.
Kryeministri rumun Viktor Ponta të mërkurën, më 4 nëntor dha dorëheqje.