Vügar Novruzoğlu
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
MOSKË (AA) - Sipas kalendarit julian në Rusi me rastin e lindjes së profetit Isa u mbajt mesha e natës së Krishtlindjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesha e cila u drejtua nga Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse u mbajt në kryeqytetin rus, Moskë, dhe për besimtarët ortodoksë pranohet si një festë e rëndësishme fetare.
Ndërsa theksohet se presidenti rus, Vladimir Putin për meshën e Krishtlindjeve ka marrë pjesë në kishën Pokrovsk në fshatin Turginovo, ku nëna dhe babai i tij janë pagëzuar.
Ortodoksët në Rusi lindjen e profetit Isa e festojnë më 7 janar duke marrë për bazë kalendarin julian. Bashkë me rusët Krishtlindjet në këtë datë i festojnë edhe në Poloni, Gjeorgji, Serbi, ortodoksët grekë, dhe të krishterët si asirianët dhe optiket, etj.