Dmitri Chirciu
06 Dhjetor 2022•Përditësim: 07 Dhjetor 2022
Njoftohet se është kryer një sulm me mjet ajror pa pilot (UAV) në depon e naftës të aeroportit ushtarak në Kursk të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i rajonit të Kurskut, Roman Starovoyt, në Telegram tha: "Si rezultat i sulmit me dron në aeroportin e Kurskut, objekti i depozitimit të naftës mori flakë. Nuk ka humbje jetësh. Zjarri është duke u shuar. Të gjitha shërbimet speciale po punojnë në vendngjarje".
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se Ukraina filloi një sulm në aeroportet ushtarake ruse Dyagilevo dhe Engels me dronë, ku u vranë tre ushtarë dhe katër tjerë u plagosën.