Ali Cura
31 Tetor 2018•Përditësim: 31 Tetor 2018
MOSKË (AA) - Personi që vendosi sot mjetin shpërthyes në zyrën lokale të Inteligjencës ruse në qytetin verior Akhangelsk la të plagosur tre zyrtarë të sigurisë dhe vrau veten, thonë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi hyri në zyrën lokale të agjencisë së inteligjencës FSB në qytetin Akhangelsk dhe hoqi pajisjen e improvizuar shpërthyese nga një qese, duke shkaktuar shpërthimin e saj, bën të ditur Komiteti Kombëtar i Anti-terrorit.
Nga shpërthimi mbeti i vrarë sulmuesi dhe u plagosën tre oficerë të FSB-së. Nuk është e qartë akoma nëse personi kishte planifikuar vetëm të linte bombën ose kishte për qëllim të vdiste.
Hetuesit rusë më vonë identifikuan sulmuesin si një 17-vjeçar lokal dhe thanë se sulmin janë duke e trajtuar si akt terrorist.
Guvernatori i Akhangelsk, Igor Orlov më herët ka raportuar një të vdekur, duke mos treguar se ai ishte sulmuesi. Autoritetet kanë rrethuar zonën rreth zyrës së FSB-së dhe shtuan masat e sigurisë në të gjitha zyrat publike në qytet.
FSB dhe departamente tjera të sigurisë në të kaluarën kanë qenë në shënjestër në rajone tjetra, Kaukazin e Veriut, kryesisht nga kryengritësit islamik.