Ali Cura
03 Shkurt 2021•Përditësim: 03 Shkurt 2021
Pasi gjykata në Rusi vendosi dënim me burg për opozitarin rus Alexey Navalny, protestuesit zhvilluan demonstrata, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi gjykata në Rusi vendosi dënim me burg për opozitarin rus Alexey Navalny, protestuesit zhvilluan demonstrata. Menjëherë pas vendimit të Gjykatë së Qytetit Moskë, nga rrjetet sociale u bë thirrje për protesta. ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )
Menjëherë pas vendimit të Gjykatë së Qytetit Moskë, nga rrjetet sociale u bë thirrje për protesta.
Grupet, shumica e të cilëve të përbërë nga të rinjtë, filluan të lëvizin nga shumë rrugë të kryeqytetit Moskë në drejtim të sheshit Manej në afërsi të Pallatit Kremlin. Ndërkohë policia mori masa të mëdha të sigurisë.
Policia kohë pas kohe intervenoi ndaj protestuesve që hidhnin slogane kundër presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa arrestoi edhe shumë protestues.
Në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, St. Petersburg, opozitarët dolën nëpër rrugë pas vendimit ndaj Navalny. Policia arrestoi dhjetëra protestues.
Gjykata e Qytetit të Moskës, dje dënoi politikanin rus të opozitës, Alexey Navalny, me dy vite e tetë muaj burg për shkeljen e lirimit me kusht.
Gjykata e ndryshoi dënimin me kusht në një çështje penale të vitit 2014 në një dënim të plotë me burg, me çka opozitarit Navalny i shqiptoi dënim me burg tre vjet e gjysmë, duke e zbritur një periudhë pothuajse 1-vjeçare që ai kaloi nën arrest shtëpiak nga 28 shkurti deri më 30 dhjetor të vitit 2014.
Në vitin 2014, Navalny u dënua për mashtrim dhe përvetësim, por dënimi i tij u pezullua dhe u zëvendësua me gjashtë vite lirim me kusht. Ai ishte i detyruar të paraqitet në polici dy herë në muaj.
Megjithatë, pas helmimit të tij të pretenduar me një agjent nervor vitin e kaluar, gjendja e tij për t'u paraqitur në polici u vu në pritje gjatë trajtimit të tij në Gjermani.
Pasi ai u lëshua nga spitali, në shtator të vitit 2020 lirimi përfundoi. Por, sipas Shërbimit të Burgjeve Federale Ruse, ai nuk dha ndonjë arsyetim objektiv për mosparaqitjen e tij në polici dhe kështu emri i tij u vendos në listën e të kërkuarve.
Pas kthimit të tij në Rusi më 17 janar, Navalny u arrestua në aeroport, gjë që provokoi protesta masive në të gjithë Rusinë. Sipas aktivistëve të të drejtave, mbi 5 mijë persona janë arrestuar në protesta deri më 31 janar.