Elena Teslova
04 Mars 2022•Përditësim: 05 Mars 2022
Organi mbikëqyrësi rus i komunikimit njoftoi se bllokoi qasjen në Facebook në përgjigje të kufizimeve që kjo kompani vendosi ndaj disa mediave ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate, Shërbimi Federal Rus për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Mediave Massive (Roskomnadzor) tha se Facebook ka bërë diskriminim 26 herë kundër mediave ruse që nga tetori i vitit 2020.
Ditët e fundit, Facebook kufizoi qasjen në faqet e internetit të dy kanaleve televizive ruse, dy agjencive kryesore të lajmeve dhe dy mediave.
Kufizimet e vendosura nga Facebook janë të ndaluara nga ligji federal rus dhe ato shkelin parimet e përhapjes së lirë të informacionit dhe qasjes së lirë të përdoruesve rusë në mediat ruse në platformën e huaj të internetit, thuhet në njoftimin e Roskomnadzor.
Disa vende perëndimore kohët e fundit mbyllën agjencinë ndërkombëtare ruse "Russia Today" dhe agjencinë e lajmeve "Sputnik" si pjesë e paketës së sanksioneve të vendosura ndaj vendit kohën e luftës Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është ka shkaktuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar. BE, Britania e Madhe dhe SHBA zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.