Elena Teslova
15 Nëntor 2023•Përditësim: 15 Nëntor 2023
Autoritetet e Rusisë dhe Hungarisë nënshkruan sot planin për ndërtimin e termocentralit bërthamor Paks-2 (NPP) në Hungari, i cili pritet të përfundojë në vitin 2030, raporton Anadolu.
Nënshkrues nga pala ruse ishte kreu i korporatës shtetërore ruse për energjinë bërthamore Rosatom, Alexey Likhachev, ndërsa për Hungarinë nënshkroi ministri i saj i Jashtëm, Peter Szijjarto.
Në deklaratën e Rosatom thuhet se Likhachev iu drejtua të pranishmëve në vendin e ndërtimit në qytetin Paks dhe premtoi t'i kushtojë vëmendje të veçantë projektit të termocentralit bërthamor Paks-2 dhe të bëjë përpjekjet më të mira për të.
Me këtë rast, Szijjarto tha se Hungaria nuk do të mbështesë sanksionet që ndikojnë në bashkëpunimin me Rusinë.
Termocentrali bërthamor Paks u ndërtua nga ekspertët sovjetikë në vitet 1980 dhe siguron gjysmën e totalit të energjisë elektrike të prodhuar dhe një të tretën e energjisë elektrike të konsumuar në Hungari.
Në këtë termocentral bërthamor në brigjet e Danubit, rreth 100 kilometra në jug të Budapestit, aktualisht janë duke funksionuar katër blloqe dhe po ndërtohet një central i ri, përkatësisht blloku i pestë dhe i gjashtë.