Elena Teslova
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
MOSKË (AA) - Rusia do të rrisë aftësitë e saj luftarake, një kundërpërgjigje ndaj synimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për t’u tërhequr nga marrëveshja për Forcat Bërthamore me Gamë të Mesme (INF), tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të tij para liderëve të Mbrojtjes dhe Inteligjencës që u mbajt në Moskë, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu tha se gjatë vitit 2019, vendi do të mbajë 4000 stërvitje ushtarake në shkallë të ndryshme, si dhe 8.500 ushtrime luftarake.
Stërvitja ushtarake "Qendra", që do të mbahet në shtator të vitit 2019, “do të jetë eventi i fundit i lojërave të luftës”, tha Shoygu.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të gjatë vitit 2018, kanë shpenzuar për qëllime ushtarake 716 miliardë dollarë.
Kujtojmë se më 21 tetor, presidenti amerikan bëri të ditur qëllimin për të braktisur marrëveshjen INF.