Emre Gürkan Abay
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Rusia ka marrë vendim që të pranojë në vend rreth 1 mijë afganë të cilët kanë vetëm pasaportë ruse, që kanë leje qëndrimi pune në Rusi ose që posedojnë vizë studentore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Muhammad Ghulam Jalal, kreu i qendrës së diasporës së Afganistanit në Rusi, në një deklaratë për RIA Novosti tha se disa afganë që ndodhen në Afganistan dëshirojnë të shkojnë në Rusi.
Jalal njoftoi se afganët kanë aplikuar në Ambasadën e Rusisë në Kabul. "Afganët që kanë aplikuar përfshihen në katër kategori. Këto janë ata të cilët kanë pasaportë ruse, që kanë leje qëndrimi ose pune dhe ata që janë studentë në Rusi. Rusia ka dhënë leje të hyrjes në vend për rreth 1.000 persona nga aplikuesit", tha Jalal.
"Personat në fjalë mund të shkojnë në Rusi në muajin shtator. Fluturimet civile në Afganistan janë pezulluar deri në 31 gusht. Për këtë arsye nuk mendoj se mund të shkojnë përpara kësaj date", theksoi Jalal.