Davit Kachkachishvili
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se sot do të hapë korridoret humanitare nga Mariupoli i Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral-kolonel Mihail Mizincev, drejtor i Qendrës Kombëtare ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, tha se korridoret nga Mariupoli në lindje dhe perëndim do të jenë të hapura nga ora 10:00 sipas kohës së Moskës.
Mizincev u bëri thirrje palëve për armëpushim që t'i përmbahen vendimit duke filluar nga ora 09:30.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1.459 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi sulmin më 24 shkurt kundër fqinjit të saj perëndimor.
OKB thotë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë pasi kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin.