Burç Eruygur
06 Janar 2023•Përditësim: 09 Janar 2023
Rusia filloi të premten armëpushimin e njëanshëm 36-orësh në Ukrainë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, raporton Anadolu Agency (AA).
Të enjten, Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ministrin e Mbrojtjes Sergey Shoygu, që të japë urdhër për armëpushim përgjatë gjithë linjës së frontit me Ukrainën nga ora 12:00 e mesditës me orën lokale (09:00 GMT) të premten deri në mesnatën (21:00 GMT) e së shtunës.
"Duke pasur parasysh faktin se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh popullatës të besimit ortodoks, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t'u japë atyre mundësinë që të marrin pjesë në shërbesat në buzme, si dhe në Krishtlindje", tha Putin.
Më herët të enjten, Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë për ditën e Krishtlindjes, e cila festohet nga shumica e të krishterëve ortodoksë më 7 janar, që këtë vit i bie të shtunën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë në një fjalim të enjten vonë se po përdor armëpushimin si mbulesë për të ndalur avancimin ushtarak të Ukrainës.