Elena Teslova
09 Janar 2023•Përditësim: 10 Janar 2023
Rusia pretendon se ushtria e saj ka marrë nën kontroll fshatin Bakhmutske në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Donetsk, në Ukrainën lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
"Që nga 9 janari 2022, në territorin e Republikës Popullore të Donetskut, forcat e armatosura të Federatës Ruse çliruan Bakhmutske", sipas një publikimi në Telegram të stafit ushtarak territorial të Donetskut
Bakhmutske ndodhet pranë qytetit strategjik Bakhmut, një qendër e madhe transporti përmes së cilës trupat ukrainase në rajonin e Donbasit furnizohen me armë, pajisje ushtarake dhe municione.
Prej disa muajsh zhvillohen luftime të ashpra për kontrollin e qytetit Bakhmut.
Katër rajone të Ukrainës, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, iu bashkëngjitën Moskës nëpërmjet një dekreti presidencial tetorin e kaluar pas referendumeve të mbështetura nga Moska, të cilat nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.