Elena Teslova
03 Maj 2024•Përditësim: 04 Maj 2024
Rusia pretendon se ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas gjatë natës në dy rajone, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë tha se pesë dronë të tipit aeroplan u shkatërruan mbi rajonin Belgorod në kufi me Ukrainën dhe një mbi Gadishullin e Krimesë.
Njësitë që operojnë sistemet e mbrojtjes ajrore Tor-M2 gjithashtu rrëzuan dronë të zbulimit të Ukrainës që përdoren për të caktuar objektivat, tha ministria veçmas, pa specifikuar numrin e tyre.
Rusia filloi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë në shkurt 2022.