Ömer Koparan,Mohamad Misto
20 Maj 2020•Përditësim: 21 Maj 2020
Rusia dërgon sirianë të rinj nga qyteti i Homsit, që është nën kontrollin e regjimit të Asadit, në lindje të Libisë për të luftuar në radhët e forcave jolegjitime nën udhëheqjen e Khalifa Haftarit, ndërsa këtë e bëjnë për 1.500 dollarë në muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rusia, që e mbështet regjimin e Assadit në Siri, tani dëshiron ta mbështet Khalifa Haftarin në lindje të Libisë edhe atë me luftëtarë të paguar nga Siria, lajmërojnë burimet lokale.
Në qendrat e regjistrimit të hapura në Homs, Rusia shënon ata që dëshirojnë të luftojnë në radhët e forcave jolegjitime në lindje të Libisë për 1.500 dollarë në muaj.
Irani, po ashtu një nga mbështetësit e regjimit të Asadit, i ofron mbështetje logjistike Rusisë në këto aktivitete.
Theksohet se 600 të rinj, të regjistruar në veri të Homsit, së pari me automjete iraniane dhe ruse transportohen në aeroportin ushtarak Hama, prej ku transferohen në Latakia.
Burimet thonë se ata janë kryesisht civilë sirianë, të cilët po dërgohen në radhët e Haftarit. Paraprakisht paguhen nga 500 dollarë.
Rusia që nga fillimi i majit ka rekrutuar dhe dërguar disa qindra njerëz në forcat e Haftarit.