İlkay Guder
07 Korrik 2017•Përditësim: 08 Korrik 2017
HAMBURG (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Samitin e Liderëve G20 tha se për fat të keq Organizata Terroriste FETO vazhdon aktivitetet e saj në Japoni nën petkun e institucioneve arsimore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Organizata Terroriste FETO për fat të keq po i vazhdon aktivitetet e saj në Japoni nën petkun e institucioneve arsimore, shoqatave dhe të ashtuquajturat qendra kulturore. Institucionet e lidhura me FETO-n realizojnë aktivitete të ndryshme duke e paraqitur veten si përfaqësues të shoqërisë turke. Këta në asnjë mënyrë nuk e përfaqësojnë Turqinë”, tha Erdoğan.
Pas seancës së parë të Samitit të Liderëve G20, me temën “Rritja Globale dhe Tregtia”, Erdoğan është duke vazhduar takimet e tij dypalëshe.
Në kuadër të këtij Samiti, presidenti Erdoğan u takua me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.
Erdoğan në një fjalim para takimit, shprehu kënaqësinë e tij për t’u takuar me kryeministrin japonez, Abe.
“Unë dua t’u falënderoj se ishit ndër kryeministrat e parë që më thirrët mua pas tentativës mizore për grusht shteti në shtetin tonë. Por, për fat të keq Organizata Terroriste FETO është duke vazhduar aktivitetet e saj në Japoni nën petkun e institucioneve arsimore, shoqatave dhe të ashtuquajturat qendra kulturore. Institucionet e lidhura me FETO-n po realizojnë aktivitete të ndryshme duke e paraqitur veten si përfaqësues të shoqërisë turke. Këta në asnjë mënyrë nuk e përfaqësojnë Turqinë", tha presidenti Erdoğan.
Pas fotografimit të përbashkët për media takimi vazhdoi me dyer të mbyllura.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, zv/kryetari i Partisë AK, Mehdi Eker dhe zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın.