Enes Kaplan
28 Qershor 2019•Përditësim: 28 Qershor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar presidentin e Bankës Botërore David Malpass në margjina të Samitit të Liderëve të G20-tës i cili po mbahet në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i zhvilluar në dyer të mbyllura Qendrën e Panaireve INTEX në Osaka, vendin kryesor të samitit, zgjati 30 minuta.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak.