Ömer Musa Targal
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
BUENOS AIRES (AA) - Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Samitin G20 që do të mbahet në Antalya të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve në Argjentinë Telam mësohet se Kirchnet nuk do të marrë pjesë në Samitin G20 dhe se do të qëndrojë në vend për mbështetje ndaj kandidatit Daniel Scioli, në fushatën para zgjedhore për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahet në Argjentinë më 22 nëntor.
Kirchner ka realizuar një telefonatë me Scioli dhe i ka transmetuar vendimin e saj rreth samitit, ku ndër të tjera pritej që ajo ditën e mërkurë të ndodhej në Turqi për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtarë të fundit brenda detyrës së saj ku do të përfaqësonte Argjentinën