Şerife Çetin
29 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
BRUKSEL (AA) - Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, është shprehur se takimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, me zyrtarët e BE-së ka kaluar në një "atmosferë të mirë, pozitive dhe konstruktive", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp në ndërtesën e Komisionit të BE-së, ai ka vënë në dukje se në bisedimet e kryera në Bruksel javën e kaluar mes presidentit Erdoğan, presidentit të Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk palët "kanë diskutuar çështjet e përbashkëta". Schinas tha gjithashtu se "Turqia dhe BE-ja janë të detyruara të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë".
Duke theksuar se në marrëdhënie ka nisur një "periudhë e re" Schinas, ka shtuar se Turqia dhe BE-ja kanë interesa të përbashkëta ku dhe bashkëpunimi në këtë kuadër është i detyrueshëm, si dhe palët janë dakorduar në çështjen për të vepruar së bashku.
Erdoğan, i cili vizitoi Brukselin me rastin e takimit të krerëve të qeverive dhe shteteve anëtare të NATO-s, pas takimit trepalësh me Juncker dhe Tusk, ai realizoi një takim dypalësh për afërsisht 30 minuta me Juncker. Presidenti Erdoğan në të njëjtën kohë u takua edhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Në bisedimet me zhytarët e BE-së ishte theksuar se duhej të vihej në zbatim marrëveshja për refugjatët e nënshkruar në mars 2016 mes Turqisë dhe BE-së, si dhe ishte vënë theksi në rëndësinë e rigjallërimit të marrëdhënieve Turqi-BE si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.