Emel Öz Gözellik
29 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
KOLOMBO (AA) - Është rritur në 169 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut që ndodhën në Sri Lankë ditën e premte, njoftojnë autoritetet vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritet po ashtu kanë njoftuar se ende nuk dihet fati i 102 personave të tjerë dhe se 100 të tjerë janë vendosur në kampet të evakuimit.
Ministri i Shëndetësisë, Rajitha Searathna, ka theksuar se në rajonin e katastrofës janë dërguar ekipe shëndetësore dhe pajisje mjekësore.
Ndryshe, edhe në vitin e kaluar në muajin maj në Sri Lankë kishin ndodhur rrëshqitje të dheut, ku kishin humbur jetën më shumë se 100 persona.