Şerife Çetin
05 Maj 2017•Përditësim: 05 Maj 2017
BRUKSEL (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet më 25 maj në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të takohet me kryetarin e këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk dhe kryetarin e Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Këshillit të BE-së, Preben Aamann, në deklaratën e tij në rrjetin social, konfirmoi se Trumpi më 25 maj do të takohet me Juncker dhe Tusk.
Ndërkohë vendimi i Trumpt për takimin me zyrtarët e BE-së në vizitën e tij të parë në Evropë, të cilët i kritikonte gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar tërhoqi vëmendje.
Trump i cili vendimin e Britanisë për ndarjen nga BE-ja e vlerësoi si "sjellje e mençur", kishte thënë se "BE-ja është një mjet për Gjermaninë."
Ndërsa kryetari i Këshillit të BE-së, Tusk, kishte thënë se "Trumpi për BE-në është kërcënim ekzistencial."
Gjithashtu edhe kryetari i KE-së, Juncker, kishte deklaruar se mbështetjen e Brexit-it nga ana e Trumpit e vlerëson si një gabim.
Deklarata e tij se "do të inkuarojë pavarësinë e Ohio-s" në rast se presidenti i SHBA-ve do të vazhdojë të bëjë thirrje për më shumë shtete që të ndahen nga BE-ja, kishte shkaktuar jehonë të gjerë.